“Vjosa Park Kombëtar”, slogani për mbrojtjen e lumit shpaloset në Milano
Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali. Ideja është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.
Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla dhe Bapu Srlst.
Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.
KOHA JONË SONDAZH

