Vjosa përmbyt Fierin dhe Vlorën, ushtria del në terren

Në ndihmë të banorëve dhe punonjësve që ndodhen në terren për shkak të situatës së rëndë nga dalja e lumit Vjosa nga shtrati, janë edhe 30 forca të ushtrisë. Këto të fundit do të operojnë në terren në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Me kërkesë të kreut të shtabit të emergjencave kanë ardhur edhe dy varka.

Në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure që është dëmtuar nga prurjet. Për shkak të përkeqësimit të motit, situatë paraqitet kritike në Vlorë dhe Fier.

Në disa zona uji ka arritur gati në 1 metra dhe janë bllokuar rrugët dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh. Situata alarmante paraqitet në Selenicë ku rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në katet e para.

SHKARKO APP