Vjosa shpallet Park Kombëtar, Kumbaro: Kjo nuk është më një përrallë

Në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar, Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ka theksuar se ky vendim i qeverisë shqiptare tregon përparimin e politikës, qeverisë dhe shoqërisë në tërësi.

Në fjalën e saj, ministrja tha se shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar tashmë është një realitet dhe jo një përrallë.

“Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë. Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare.”- u shpreh Kumbaro.

SHKARKO APP