Vladi: Ekonomia kriminale në vend, 20% e GDP

Ekonomia kriminale në Shqipëri përbën 20% të GDP. Shifra u bë publike nga ish-Kryeadministratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Hekuran Vladi.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Vladit u shpreh se shqiptarët po ushqehen nga të ardhurat kriminale.

Hekuran Vladi: Biznesi në të cilin paratë pastrohen në Shqipëri është biznesi që na rrethon. Është biznesi i ndërtimit. Ne shohim uljen e kërkesës nga apartamentet, nga ana tjetër rritja e ofertës me çmime që janë në rritje dhe apartamente që shiten. Apartamente që i blejnë engjëjt. Këto engjëj janë ato që unë i quaj në një shkrimin tim në mënyrë metaforike “rroftë shoku kriminel”. Është një peshë e ekonomisë kriminale që shkon diku tek 18-20 % e GDP, pa të cilën ekonomia shqiptare falimenton. Ne po ushqehemi nga të ardhurat kriminale, realisht. Pasi pesha e ekonomisë kriminale në vend është rreth 20% e GDP, ose një e pesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse në një periudhë 10-vjeçare janë kthyer sërish në duart e kriminelëve 200 mln euro (shifër orientuese) jo më pak se 50 mln janë në xhepin e prokurorëve, gjykatëvse dhe personave të tjerë në policinë e shtetit. Pra këto para janë pasuri në formë ndërtimesh, cash dhe pasuri të tjera nën zotërimin e gjykatësve apo prokurorëve apo zyrtarëve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?