Vladimir Gjuta lihet në burg, avokati mohon akuzat e prokurorisë

Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Vladimir Gjutës, i akuzuar për akte terroriste, sidomos akuzohet për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm.

Në masa të rrepta sigurie, Gjuta u shoqërua në ambientet e gjykatës ku ka doli sot para gjyqtarit Ardit Mustafaj për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë.

Seanca gjyqësore u zhvillua  me dyer të mbyllura, ku i pranishëm është edhe avokati mbrojtës i Vladimir Gjutës, i cili ka mohuar akuzën e prokurorisë.

Vladimir Gjuta u arrestua dy ditë më parë nga forcat RENEA në hyrje të tunelit të Kalimashit, në autostradën Tiranë-Kukës.

SHKARKO APP