Vladimir Putin i shpall luftë ISIS, “duhet të ndëshkojmë terroristët”

 

 

Rusia i deklaron ISIS luftë. Pas sulmeve në Paris, Vladimir Putin i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të krijuar "një unitet të vërtetë për të përballuar me të keqen". Në një telegram dërguar François Hollande, presidenti rus shkruan: "Kjo tragjedi është provë e mëtejshme e natyrës barbare të terrorizmit, i cili është një sfidë për të gjithë njerëzimin." Por për të luftuar në mënyrë efektive "kundër kësaj të keqeje kërkohet një unitet i vërtetë në përpjekjet e të gjithë komunitetit ndërkombëtar". Putin gjithashtu ka ofruar "bashkëpunimin më të ngushtë me partnerët francezë në hetimin e krimeve të kryera në Paris". "Unë jam i bindur se udhëheqësit dhe autorët do të kenë dënimin e merituar."

Swiss Digital Desktop Reklama

"Nuk ka asnjë justifikim për aktet terroriste dhe nuk ka asnjë justifikim për ne, nëse nuk bëjmë më shumë për të luftuar shtetin islamik, al-Nusra”, ka deklaruar më pas edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke folur në Vjenë pas sulmeve në Paris.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti francez Francois Hollande, një ditë pas masakrave, në një fjalim drejtuar kombit të tij i quajti sulmet në Paris "akt lufte", "i planifikuar dhe i përgatitur jashtë vendit, me bashkëpunëtorë brenda" por që sipas tij hetimet do t’i identifikojnë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?