Vladimiri lë Infektivin: Luftë psikologjike. Mjekët shërbim madhështor
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një lajm të mirë. Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka lënë spitalin pas 20 ditësh kurimi. Djali në fjalë vlerëson stafin mjekësor, pa të cilin thotë se nuk do e fitonte këtë betejë, luftë të cilën e quan jo vetëm fizike por edhe psikologjike. ”Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh. Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë”.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/240495467346327/?__xts__[0]=68.ARDsBRSk0pTnZuApcpEyUZ0oIWH9y0Saauzxc0j63JK4G9nL2Z7ZxZK0ghN5OBMOoOltybxZTHXTOxLEkBQJunIJiQiGNeHbIjuCSBuZodv9huw_HHIKpakBfgRh8EQt3qhWfUBdkKOKamzQkUm7S1RYzoqaX4K6m6NdKEw4Tb6znUqHTR5v6R0qOEyZZwbnNl2lmg4bCYvzl1msgj8LxEOjg7qo6OZTU2a4_QbssCLQxX0BmeU0zfnFe8xXbBLYbXD0-Rl8FS777-ylNLtDVkee4fSpYgEyDS1UkNR2ueUHbK5Q7n9leXWUnR9WITDmw9lKYuP9Z5VudTTj9AB5K01du0zbahrIppc&__tn__=-R