Vlahutin: Denonconi cdo lloj presioni mbi votën

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo formë presioni që u bëhet për votën.

“I bëj thirrje qytetarëve të angazhohen e të denoncojnë çdo formë presioni. Vota është e fshehtë, askush nuk mund t’ua marrë lirinë për të zgjedhur. Duhen monitoruar premtimet, ata që do zgjidhen duhet të japin llogari", tha Vlahutin.

Duke i quajtur zgjedhjet lokale me rëndësi për jetën e përditshme të çdo qytetari, Ambasadorja e BEtha se njerëzit duhet të votojnë për ata që mendojnë se do t’ua përmirësojnë jetën.

Në këtë kuadër ajo shtoi se njerëzit duhet të mendohen mirë para se të votojnë.

Gjithashtu në takimin që u organizua paraditen e sotme tek  “The Elections Situation Room” që është një nismë për vëzhgimin zgjedhor e ngritur nga SOROS, ambasadorja garantoi se ndërkombëtarët do të bëjnë pjesën e tyre të monitorimit.

SHKARKO APP