Vlahutin: Ngushëllimet tona për popullin francez

 

“Ngushëllimet tona për popullin francez dhe Republikën Franceze. Në fakt, ne kemi diskutuar sot nëse të merrnim apo jo pjesë në aktivitete publike për të respektuar viktimat e asaj ngjarje. Vendosa të mos e pezulloja pjesëmarrjen time në këtë aktivitet për të dhënë një mesazh të rëndësishëm: Librat janë në fakt një pjesë thelbësore e asaj që na bënë ne të qytetëruar dhe duke festuar për librat dhe leximet, festojmë për lirinë”.

Kështu u shpreh sot ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, teksa mori pjesë në panairin e librit që ka hapur dyert këtë javë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe me këtë rast shprehu publikisht ngushëllimet për popullin francez.

 

SHKARKO APP