Vlerësim psiko-social për çdo mësues, Kushi: Një fushatë të re ndërgjegjësimi ”Stop dhunës në shkollë”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sot zhvilloi një takim me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe bën me dije se do të angazhohen, që çdo mësuesi në sistemin arsimor do ti bëhet një vlerësim psiko-social. Mësuesit e sistemit arsimor do të marrin pjesë në një fushatë ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” dhe të respektojnë të gjitha aktet ligjore të rregulloreve në shkolla ku në rast të kundërt mësuesit mund të largohen nga shkolla.

Postimi i plotë

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

– së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

– të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

– të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

SHKARKO APP