Vlerësime dhe ndëshkime! PD mbyll fazën e konsultimeve të kandidatëve, anëtarësia “kryqëzon” ish-funksionarët

Partia Demokratike përmbylli fazën e konsultimit të kandidaturave me anëtarësinë, ndërsa procesi rezultoi një garë e vertetë. Krahas përfshirjes në proces të shumë emrave të rinj, demokratët përjashtuan disa zyrtarë në nivel të ushtetit qendrorë dhe lokal.

Partia Demokratike përmbylli  të shtunën fazën e konsultimit me anëtarët të emrave për deputetë dhe kryetar bashkie.

Procesi nisi me skepticizën  për shkak të risive që solli, por rezultoi një garë e vertetë mes aspirantëve dhe një votë me peshë e antarësisë.

Disa figura të rëndësishme në nivel vendor dhe qendrorë u përjashtuan.

Në qarkun e Kukësit dy kryebashkiakë, ai i Kukësit por dhe i Tropojës, morën votë negative nga anëtarët e Partisë Demokratike duke u lënë jashtë procesit.

Edhe demokratët e Beratit përjashtuan ish-deputetin Asrit Veliaj, duke i dhënë fund mundësisë që ai ti përfaqësojë në Kuvend.

Garë e fortë u zhvillua edhe ne qarkun e Korçës, ku demokratët e Devollit përjashtuan ish-deputetin, Hekuran Hoxholli.

Ndërsa në Pogradec u përjashtuan nga gara ish-kryetari i Bashkisë, Eduart Kapri dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ky proces përveç peshës që i dha anëtarësisë duke u shprehur me votë për emrin që do i përfaqësojë, Partisë Demokratike i shërbeu si hapje drejt emrave të rinj të cilët vijnë nga shoqëria civile, media, sporti apo arti.

Thuajse në gjithë degët e partisë, demokratët propozuan dhe mbeshtetën emra të rinj, duke ja dërguar Partisë Demokratike për vendimmarrje finale.

Me konsultimin në anëtarësi, rreth 400 emra ne gjithë degët do ti rikthehen sërish Komisionit të Verifikimit të kandidatëve të ngritur në Partinë Demokratike.

Ky Komision do të analizojë votën për çdo emër dhe do ti bashkangjisë një raport të shkruar.

Lista përfundimtare me emrat që do të garoje Partia Demoratike, do ti paraqitet Kryesisë për miratim.

SHKARKO APP