Vlonjati kapet me kokainë gati për shitje

Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin  e operacionit antidrogë “Fast Service” ku është arrestuar në flagrancë Pavlin Lulaj 27-vjec.

Arrestimi i të riut nga fshati Gjormë me banim në Vlorë është kryer në banesën e tij ne lagjen “10 Korriku”.

Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale 30 doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “Kokainë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë bllokuar dhe një veturë e markës Fiat Punto me targë AA 845 AZ, një aparat celular.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?