Vlora hap sezonin turistik me panair dhe koncert

“Ejani në Vlorë”, është ftesa e Bashkisë së qytetit bregdetar, e cila synon që këtë vit të kthehet në epiqendrën e turizmit veror.

Me këtë slogan Vlora hapi zyrtarisht sezonin turistik 2019. Një sërë aktivitetesh i kanë paraprirë çeljes zyrtare të sezonit, ku një prej tyre ishte edhe panairi i turizmit ku u prezantuan bizneset dhe gastronomia vlonjate.

Kryetari i Bashkisë i ka bërë thirrje turistëve vendas dhe te huaj të vizitojnë Vlorën, për bukuritë dhe atë çfarë ky vend ofron me bujari. Aktivitetet për hapjen e sezonit veror janë përmbyllur në Lungomare me një koncert të madh festiv si dhe me një spektakël fishekzjarrësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?