Vlora pret kroçerën e parë për 2018, me 400 turistë gjermanë

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni i ri, në brigjet e Vlorës të shtunën mbërriti  kroçera e parë për këtë vit që solli rreth 400 turistë të huaj. Kroçera “Berlin” mbërriti nga porti i Kotorrit në Mal të Zi.

Përveç qytetit të Vlorës, mësohet se turistët gjermanë do të vizitojnë edhe pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

Më pas udhëtimi i turistëve do të vazhdojë për në Korfuz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?