Vlora si Palermo dhe dështimi i shtetit

Qyteti i Vlorës është kthyer në Palermon e viteve 1980, ku vrasjen ishin të zakonshme në rrugë. Një seri vrasjesh, kanë nxehur gjakrat e bandave rivale të 1997, të cilat tashmë janë aktivizur fuqishëm duke kryer krime shumë të sofistikuara dhe policisë së Vlorës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbledhëkufomat dhe gozhojat në rrugë.

Zanafilla e përplasjeve të dhunshme me armë në Vlorë nis më 7 prill të vitit 2015, në lagjen “Çole”. Një grup të rinjsh, gjatë një debati nxorën armët dhe për pasojë mbetën të vrarë. Ngjarja ndodhi kur Albi Limaj, Aleksandër Llanaj dhe Ervis Mehmeti kanë hyrë në lokalin ku qëndronin Haki Rakipaj, Andi Velaj. Pasi kanë debatuar për sherrin e një nate më parë, ata kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit, duke lënë tre persona të vdekur.

Këto vrasje hapën siparin e njëserie atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017. Ndërkohë që plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”, më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve dhe sekuestroi gëzhojat, ndërsa i plagosuri Llanaj u arrestua dhe u procedua për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve. Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur ndërkohë krijoi dyshime mbi disa persona. /Shqiptarja.com/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?