Vlorë, 2 pista hetimi për vrasjen e tropojanit. Autori ‘mbyll’ gojën

Ekzekutimi në Vlorë i Fatjon Sinanit, 40 vjeç nga Tropoja, banues në qytetin bregdetar prej 4 vitesh ka një autor të dyshuar, por jo një pistë të qartë hetimi.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Neritan Qejvani, personin e dyshuar si autor, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë. Qejvani ka kërkuar avokat dhe thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen ku mbeti i vrarë me 4 plumba para derës së shtëpisë tropojani, mëson Shqiptarja.com.

Ndërkaq, grupi hetimor është përqëndruar në dy pista. Ose Sinani ka gjetur vdekjen për shkak të ndonjë konflikti të kohëve të fundit në Vlorë, ose një hasmëri e hershme në Tropojë mund të jetë rikthyer në vëmendje të hasmëve dhe kanë vepruar të martën e 20 Qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje grupi hetimor nuk përjashton dyshimin se 35-vjeçari mund të ishte shpërngulur nga Tropoja në Vlorë për shkak të ndonjë hasmërie të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sinani kishte rreth 5 vite që jetonte në qytetin e Vlorës, pasi bashkëshortja e tij është nga ky qytet. Çifti i martuar prej 4 vitesh jetonte vetëm sepse ende nuk kishin fëmijë.
Pista e drogës përjashtohet pasi cifti jetonte në kushte ekstreme varfërie dhe po kështu rezulton se viktima nuk ka precedent penalë të mëparshëm.

Në momentet që ai është vrarë, gruaja ndodhej në punë dhe derën e shtëpisë e ka hapur vetë Sinani kur vrasësi i ka trokitur në portë.
Sinani ditët e fundit gjendej shpesh në sheshin “Omonia” të qytetit bregdetar ku kërkonte punë.

Policia në kërkim të autorit të dytë
Por Neritan Qejvani, personi i akuzuar si autor i vrasjes së Sinanit, dyshohet se nuk ka vepruar i vetëm.
Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë të llojit “beretë”. “Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre”, bëri të ditur policia.
Ndërkohë, policia nga kontrollet në terren rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, gjeti të braktisur një automjet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?