Vlorë, adoleshenti aksidenton dhe e lë viktimën në rrugë, më pas dorëzohet

 

Një ngjarja e rëndë ndodhi sot në Vlorë.

Një 61- vjeçar është përplasur nga një mjet në rrugën transballkanike në Vlorë. Autori që rezultoi të ishte një adoleshent e përplasi atë për vdekje dhe u largua më pas, ndërsa i moshuari mbeti 20 minuta në rrugë, pa marrë dot as ndihmën mjekësore, derisa ndërroi jetë.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mesditës së sotme dhe  viktima është identifikuar si Shyqyri Leli me banim në Vlorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur për vdekje këmbësorin është larguar me makinë për t’u dorëzuar disa minuta më vonë në drejtorinë e policisë së Vlorës.

Policia tha se e identifikoi shoferin që shkaktoi aksidentin para se të dorëzohej dhe është vetëm 19 vjeç, Redon Poçaj, nga Vlora.

SHKARKO APP