Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që i shpëtoi operacionit antidrogë tre ditë më parë

Policia e Vlorës arrestoi 34-vjeçarin, Florenc Proko, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi organizator trafiku lëndësh narkotike.
Proko, banues në Gjirokastër u shpëtoi efektivëve të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë tri ditë më parë, ku u sekuestruan 25.5 kg hashash i përpunuar i llojit “çokollatë” dhe ku u arrestuan dy shtetasit Alsid Cani dhe Fajton Rexho.
34-vjeçari u arrestua në Gjirokastër në bashkëpunim me policinë e këtij rrethi, ndërkohë që u sekuestrua automjeti tip “BMë X5”, i braktisur prej tij në Borsh.
Operacioni i tri ditëve më parë, i koduar “Qeparoi” u ndërmor nga strukturat e Policisë së Vlorës pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për trafik lëndësh narkotike.

 

SHKARKO APP