Vlorë, asgjësohen 1345 rrënjë kanabis

Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Shkoza” ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 1345 rrënjëve bimë narkotike, të llojit kanabis.

Mësohet se kanabisi është gjetur i kultivuar në shtatë parcela, në fshatin Shkozë, në një sipërfaqe toke pa pronarë, përgjatë brigjeve të Vjosës.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se lartësia e bimëve narkotike arrinte nga 15 deri në 150 cm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asgjësimi i tyre është bërë menjëherë përmes djegies, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?