Vlorë dhe Sarandë, arrestohen në flagrancë 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona në Vlorë e Sarandë, që të dy të shpallur në kërkim.

“Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në Sarandë është arrestuar një 45-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlorë, Sarandë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Në pranga edhe një drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi i shtetasit S. M., 52 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 45 vjeç, banues në Krane, Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?