Vlorë, digjen dy automjete gjatë natës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë gjatë natës. Dy automjete janë djegur në rrugën “Veledin Kollozi”. Gazeta Mapo mëson se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy makinave. Një person i maskuar ka shkuar pranë dy makinave dhe u ka vendosur zjarrin. Janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve

Makinat e djegura janë një e llojit “Benz”, si dhe një furgon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?