Vlorë, digjet makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet E Diel, 1 Gusht 2021 06:38
Një makine në Vlorë iu është vënë zjarri.
Makina në pronësi të E.M., 27 vjeç është djegur pjesërisht në lagjen “4 Heronjt” të shtunën.
“Nga hetimi paraprak i automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme,”-raporton policia e Vlorës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
KOHA JONË SONDAZH

