Vlorë, kapen 132 kg kanabis e dhjetëra fidanë, 4 të arrestuar

Një sasi prej 132 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe dhjetëra fidanë janë sekuestruar nga policia e Vlorës në dy aksione për të goditur këtë fenomen. Në pranga kanë përfunduar

Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur nga policia e Vlorës, duke çuar në pranga 3 persona.

Të arrestuarit janë Abedin Jonuzi, Lejli Jonuzi, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa, 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa, 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Artur Aliaj, banues në Vlorë, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Vlorës do të vijojë intensivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?