Vlorë- Leli: Pronat e vlonjatëve do të regjistrohen dhe rivlerësohen

Pronat e të gjithë vlonjatëve do të regjistrohen dhe rivlerësohen duke i rritur vlerën. Do të keni angazhimin tim maksimal si kryetar bashkie që çështja e pronave të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Unë do të bëj maksimumin tim që në katër vitet e ardhshme të pajisen të gjitha pronaret e Vlorës me dokumentacion të rregullt. Ne do të bëjmë maksimumin në lidhje me dokumentacionin që i përket Bashkisë së madhe të Vlorës. Do të ngremë një zyrë enkas për këtë çështje”. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, në një takim me qytetarët.

Sipas tij, ndryshimet në infrastrukturë që do të ndodhin në katër vitet e ardhshme do të bëjnë që çdo pronë e vlonjatëve të vlejë të paktën dyfish. Ne do të punojmë për të ofruar një Vlorë të re, u shpreh Leli, duke vënë theksin tek projekti për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroportit, i cili do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia.

SHKARKO APP