Vlorë/Ngjarjet kriminale përkeqësuan rendin publik

Viti 2019 mund të cilësohet si një vit problematik sa i takon situatës së rendit në qytetin e Vlorës. Të dhënat statistikore flasin për një rritje të ngjarjeve kriminale dhe zbulueshmëri të ulët. Të konsideruara si mesazhe të koduara, zjarr-vëniet dhe shpërthimet me eksploziv kanë thelluar krizën sa i përket zbulueshmërisë së ulët. Dosjet e hapura “thonë pak “ për autorët e këtyre ngjarjeve, pasi shpërthimet dhe djegiet në shumicën e rasteve zhdukin plotësisht provat që mund të ndihmonin hetimin.

Problematikën e thellon edhe mungesa e ekspertëve të mirëfilltë kriminalist të specializuar për djegiet apo shpërthimet me eksploziv. Nga ana tjetër, personat e dëmtuar nga shpërthimet dhe djegiet thjesht kanë ngritur supet para hetuesve dhe asnjë prej tyre nuk ka pranuar të këtë ndonjë konflikt.

Situata nuk është më optimiste në sektorin e krimeve të rënda kundër personit, ku gjatë 2019-ës ngjarjet janë dyfishuar. Sipas ekspertëve të policisë, kjo situatë e ka shkakun tre apo katër vite më parë. E ndërsa ngjarjet i lënë radhën njëra-tjetrës, të mbuluara me mister, policia dhe prokuroria duket se po shërben vetëm për arkivimin e tyre për qëllime statistikore.

SHKARKO APP