Vlorë, një burrë i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit
Një person i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga kati i 7 i një pallati në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:37 në lagjen “28 nëntori”, në zonën e njohur si “Rruga e Re”.
Viktima mësohet se është shtetasi me iniciale L.M, 68 vjeç.
“Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e shtatë të pallatit në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni” sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

