Vlorë, pranga 2 personave, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Klement Çala, i shpallur në kërkim Ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Uniformat blu filanizuan me sukses operacionin “streha e fundit”, ku u be i mundur arrestimi i 27 vjecarit Çala banues ne Elbasan, si edhe i 29 vjecarit Alkond Bengasi, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim Kombëtar.

Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte ne lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë: AA447KO, dhe i është prezantuar policisë me emrin Semir Koca. identitet per të cilin dispononte edhe një Pasaportë dhe një ID,  që i përkasin Republikës së Kosovës, por pas verifikimeve rezultoi se ishte identitet i rremë.

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupen dhe disa persona të tjerë në 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për vepra penale, Pjesmarrje në Organizatë Kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese dhe armëve, vjedhje, etj.

Personi i dytë i arrestuar i cili fshihej në banesën e marrë me qera nga Klement Çala, Alkond Bengasi, i dënuar me 3-vjet e 4-muaj Burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në përfundim të operacionit, u sekuestruan një armë zjarri, tip “Pistoletë TT. Dy krëhëra të mbushura me fishekë.  Një pasaportë dhe një kartë identiteti të fallsifikuara me identitet të Republikës së Kosovës. Një automjet tip “Benz” me targë: AA447KO që i përkasin shtetasit Klement Çala.

 

SHKARKO APP