Vlorë, shpërthim me eksploziv para biznesit të një egjiptiani
Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e sotshëm para një biznesi në Vlorë, në afërsi të rrugës transballkanike.
Biznesi ishte fasoneri në pronësi të një shtetasi egjiptian. 150 gr tritol i ishin vendosur gjeneratorit të fasonerisë.
Nuk ka pasur persona të plagosur. Një person është arrestuar nga Policia. dëshmitarët kanë parë dy persona para biznesit para shpërthimi dhe kanë njoftuar policinë.
Policia e Vlorës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet duke kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë.
KOHA JONË SONDAZH

