Vlorë, tifozi përplas kokën e vdes pas ndeshjes

Ndeshja Flamurtari-Kukësi është shoqëruar me një ngjarje të rëndë, pasi një tifoz ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 42-vjeçari me inicialet M.S., teksa është rrëzuar, ka përplasur kokën në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, gjatë kohës që viktima po largohej nga stadiumi.

Fill pas kësaj, forcat policore kanë transportuar me urgjencë tifozin për në spital, ndërsa burime nga ky institucion bëjnë me dije se ai ka mbërritur i pajetë aty. Deri më tani nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

SHKARKO APP