VOA: Meta iu drejtua Altin Dumanit me fjalë fyese e kërcënuese

VOA shkruan se ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij dhe tre personave nën hetim mbi dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur jozyrtarisht se në seancën që nisi në mëngjes ishte i pranishëm, krahas prokurorëve të çështjes, edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili ruajti qetësinë teksa zoti Meta hodhi ndaj tij fjalë fyese.

 

 

 

SHKARKO APP