“VOA”, Zheji: Qeveria ilegjitime. Zgjedhjet janë prekur, nuk janë më të virgjëra!

Drejtuesi i emisionit “360 gradë” Artur Zheji tha se ultimatumi i Bashës për kryeministrin Rama është një strategji e opozitës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Zheji tha se ka prova të rëndësishme se kjo qeveri është ilegjitime.

Artur Zheji: Unë mendoj që kjo është strategji e opozitës, një opozitë e cila ka  përcaktuar se e vetmja rrugë për të vazhduar konfrontimin politik nuk është në parlament, por është në rrugë, mes njerëzve, për njerëzit bashkë me njerëzit.

Ka një pritshmëri për këtë. Nga 28 janari që u la fillimisht tani kemi datën 16 shkurt. Opozita po fiton kohë për të grumbulluar konsensus më të gjerë dhe për tu organizuar strukturalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë çështja është nëse kemi të bëjmë një protestë që të mbajë të tendosur dhe të organizuar elektoratin e PD apo është një protestë e cila me të vërtetë mund t’ja mbërrijë në rrugë jo institucionale në tavolinë apo në rrugë të përmbysi një qeveri si ajo e Ramës, që ka dyshime të mëdha dhe  prova të rëndësishme për ilegjitimitet. Të paktën duke u nisur nga përgjimet, të cilat janë botuar, transmetuar dhe certifikuar nga Zëri i Amerikës. Pra zgjedhjet janë prekur nuk janë më të virgjëra, pra janë me një moral të dyshimtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?