Vodafone Albania ju ofron mundësinë unike për të takuar nga afër këngëtaren e famshme Jessie J.

Per kete motiv, Vodafone Albania ka menduar të gëzojë edhe më shumë fansat duke i ofruar mundësine unike të takojnë artisten e famshme nga afër gjatë koncertit në Sheshin”Nënë Tereza“në Tiranë. Prej disa ditesh Vodafone Albania ka prezantuar në faqen zyrtare në Facebook një aplikacion ku të gjithë klientë Vodafone mund të regjistrohen dhe të behen pjesë e shorteut që do të përzgjedh në mënyre automatike nga sistemi fatlumët që do mund të takojnë yllin e muzikës Pop Jessie J.

 

E vetmja gjë që fansat duhet të bëjnë është të regjistrohen sa më shpejt në tabin e dedikuar te vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook (https://www.facebook.com/VodafoneAL)dhe të perfitojnë nga kjo mundësi që vjen vetëm një herë në jetë

 

Këngëtarja 26 vjeçare me famë botërore  Jessie J numëron më shumë se 2.5 milion kopje te shitura të albumit të saj në mbarë botën, Ajo njihet për vokalin e saj të veçantë dhe të  jashtëzakonshëm si dhe per performancat unike në skenë. Nder hitet e saj më të njohura në vendin tonë janë “Nobody’s Perfect”, “Price Tag”, “Domino” , “Bang Bang” etj

SHKARKO APP