Vodafone Albania organizon fushatën e 10-të të dhurimit të gjakut

 

Për të dhjetin vit, kompania Vodafone Albania i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut. Punonjësit e Vodafone Albania kontribuojnë duke dhuruar lëngun e jetës, për të cilin kanë aq shumë nevojë njerëzit që vuajnë nga Talasemia dhe sëmundje të tjera. Ditën e së hënës në zyrat qendrore të Vodafone Albania, punonjës dhe familjarë i dedikuan pak minuta këtij akti human që dhuron jetë. 

Rreth 60 punonjës iu bashkuan kësaj fushate me qëllimin për të përçuar një mesazh të fortë tek i gjithë komuniteti i cili mund të kontribuoj në uljen e nevojës për gjak në një kohë kur numri i të prekurëve nga sëmundja e Talasemisë dhe sëmundje të tjera që trajtohen nëpërmjet transfuzionit të gjakut është rritur

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vit shënon 10-vjetorin e bashkëpunimit të Vodafone Albania me Kryqin e Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Në këtë kuadër, Kryqi i Kuq Shqiptar, duke e falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar për organizimin ndër vite të dhurimit vullnetar të gjakut, i akordoi kompanisë Vodafone Albania “Çertifikatë Falënderimi për 10 Vite Humanizëm”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri nevojat për gjak janë shumë të mëdha. Arsyet janë të shumta dhe me qellim sigurimin e gjakut për ata që kanë nevojë për të, komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm. Shqipëria është e prekur ndjeshëm nga sëmundja e talasemisë –  me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Këta fëmijë marrin një herë në tre javë një flakon (400cc)  gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakone gjak. Në rast se ky gjak nuk sigurohet jeta e tyre vihet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35 000 njësi gjaku.

Vodafone Albania, si një kompani shembull për kontributin dhe vëmendjen që i kushton problematikave sociale të komunitetit duke caktuar fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale të realizuar përmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë, i bën thirrje kompanive të tjera t’i bashkohen kësaj iniciative dhe të shpëtojnë jetë nëpërmjet këtij gjesti human.

Kryqi i Kuq Shqiptar është angazhuar seriozisht në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë që nga viti 2005. Veprimtaritë në këtë fushë përbejnë një nga drejtimet kryesore në fushën e shëndetit. Për kontributin që ka dhënë dhe jep, Kryqi i Kuq Shqiptar është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë lider në promocionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?