Vodhën 7 mijë litra naftë, arrestohen tre persona në Berat
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 10:06
Policia ka arestuar tre persona në Berat pasi vidhnin naftë nga kantiera e një firme gazsjellësi.
Bëhet fjalë për shtetasin Hyda Vila, Erineo Lalo dhe Artur Guri.Tre personat u arrestuan teksa po transportonin një kamion me 7080 litra naftë, të dyshuar se e kanë vjedhur. Policia sekuestroi 7080 litra naftë, një automjet 225,100 lekë dhe 450 euro.
Tre personat akuzohen për veprën penale”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
KOHA JONË SONDAZH

