Vodhën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët bashkë me 600 mijë lekë kabull

Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në minierën e Munellës tre ditë më parë dhe vë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.

Në pranga kanë rënë Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz të Pukës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një person i tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës” thotë policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  kabullin e vjedhur në minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga ana e policisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?