Vodhi bakër në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në polici, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi dyshohet për vjedhje.

Njoftimi i policisë: 

Vodhi një sasi bakëri në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen, Policia vë në pranga 41-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekuestrohen 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se autor i vjedhjes së sasisë së bakrit është administratori i uzinës, shtetasi A. R., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka telefonuar Policinë, për të njoftuar për vjedhjen nga shtetas të paidentifikuar, me qëllim fshehjen e të vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga shtetasi A. R., si dhe u sekuestruan 115 kilogramë bakër që ai pas vjedhjes, i kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?