Vodhi banesa dhe lokale, arrestohet “makthi” i Elbasanit

Policia ka arrestuar një person të akuzuar për disa vjedhje. I arrestuari është Samir Hida 31 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”. 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” një banesë duke marrë orendi shtëpiake. Ndërkohë që pas arrestimit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura nga autori.

Vjedhjet që ka bërë i arrestuari në Elbasan

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në lagjen ” Brigada 17 Sulmuese”, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Audi” në pronësi të shtetasit S.S.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç, ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.

Në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan ka vjedhur disa matësa të ujit në një pallat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?