Vodhi ilaçet e të infektuarve, flet infermieri i arrestuar: Kam borxhe dhe kredi

Zbardhen detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë.

 

Nikolin Ciko, infermieri në Spitalin e Korçës është arrestuar ditën e sotme pasi vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1 milion lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilaçet përdoreshin për pacientët e shtruar në spital, të infektuar me Covid-19. Në dëshminë e tij para uniformave blu, tha se i ka vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, duke shtuar se ka edhe një kredi për të shlyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

43-vjeçari kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?