Vodhi makinën e durrsakut në port, arrestohet 34-vjeçari çek

Një 34-vjeçar çek është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur automjetin e një 54-vjeçari nga Durrësi.

Policia ka publikuar gjithashtu pamjet nga momenti i vjedhjes, ngjarje e ndodhur më 13 korrik në Portin e Durrësit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së një automjeti, në Portin e Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?