Vodhi një automjet në oborrin e një banese, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i akuzuar për vjedhje. Në pranga përfundoi shtetasi A.S, i cili vodhi një automjet në oborrin e një banese dhe më pas e fshehu atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

Njoftimi i policise:

Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën “Bab Rexha”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Opel”, në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën “Bab Rexha”, dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.

SHKARKO APP