Vodhi paratë e lokalit dhe depozitën e ujit, pranga të riut

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një lokal në Gramsh.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Kotorr. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Vlashi, banues në fshatin Gjergjovin.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K., 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu më datë 13.09.2018, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H.,banues në fshatin Kabash, Gramsh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?