Vodhi pensionin e invaliditetit të 90 personave, në gjyq ish-agjenti i postës

 

Një ish-punonjës i postës në Mat është dërguar për gjykim pasi akuzohet se ka vjedhur paratë e pensionit të invalidit 90 personave për muajin nëntor të vitit 2014.

Bëhet fjalë për ish-agjentin e postës  Skënder Xhomara, i cili pasi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i postës Mat për t’i shpërndarë tek përfituesit që banonin në fshatrat e komunës Rukaj, i pandehuri është larguar drejt Italisë me shumën e lekëve të vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria shpjegon se “Pak para se të nisej për në Itali, i pandehuri i ka telefonuar një mikut të tij, ku i ka kërkuar që në makinën e tij të merrte disa dokumenta dhe t’ia dërgonte shefit të financës të filialit të Postës. Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, të cilët përftonin pensionin e paaftësisë, ndërkohë që pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, Ndaj të pandehurit është në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?