Vogëlushi 7 vjeç denoncon në polici babain, nxirrej për të lypur në rrugë

 

Policia po ndjek penalisht në gjendje të lirë  një 38-vjeçar, pasi nën akuzën e keqtrajtimit të të miturit, pasi ka detyruar djalin e tij të lupte në rrugë.

Sipas policisë i mituri, K. K, 7 vjeç i komunitetit egjiptian është gjetur rreth orës 1.00 të mëngjesit në derën e një lokali nga punonjësit e policisë. Në prani të psikologes dhe prindërve vogëlushi ka deklaruar se detyrohej të lypte nga nëna dhe babai i tij dhe të ardhurat që fitonte ia jepte prindërve.

Në bazë të deklarimeve policia nisi hetim ndaj S. K, 38 vjeç babait të fëmijës pasi e detyronte fëmijën e tij të lypte në Tiranë dhe në qytete të tjera.

SHKARKO APP