Vojo Bregu: Ja pse Edi Rama është ideatori i vjedhjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve
Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show, me gazetarin Adi Krasta, kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës, Vojo Bregu, ka komentuar edhe skandalin më të fundit që ka prodhuar Rilindja, e cila po përdor të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve në Tiranë për qëllime elektorale. Për Bregun, ideator i kësaj skeme është drejtues poltik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste dhe që është miratuar nga Rama. Bregu komentoi po kështu edhe sulmet e Veliaj ndaj tij personalisht.
‘Së pari mendoj që numrin 25 që unë mbaj në listë, këta e kanë në subkoshiencën e tyre, sepse është pikërisht kjo datë ku ata do të marrin edhe goditjen më të fortë. Sigurisht që sulmet e Veliajt, kanë të bëjnë me LSI, sepse një nga pikat e programit të Rilindjes ëshët shkrirja e LSI.
Duke parë fuqinë elektorale të LSI në Tiranë, dhe potencialin tim në Bashkinë e Vlorës, ka filluar kjo ofensivë që nga dhjetori. Por ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Dhe ne do dalim të fortë nga kjo përballje.
Përtej fjalës patronazhist, kjo duhet trajtuar me seriozet, sepse është një ndërhyrje reale në jetën private të qytetarëve. Me hapjen e kësaj dosje nga SPAK, kjo dosje do të ketë me shumë figura krimi se çdo dosje tjetër. Patronazhisti i vetëm kryesor është Edi Rama dhe ideatori është shtetasi Erion Veliaj. Kuptohet lehtësisht sepse patronazhi ëshëtë vetëm në qarkun e Tiranës. Duke qenë se Valiaj është përgjegjës poltik në qarkun e Tiranës, ideja e patronazhit dhe kontrolli nëpërmjet e-Albania dhe algoritmeve të facebook është një ide e tij dhe e miratuar nga Edi Rama.’
LSI nuk është parti e vogël, por një parti e madhe e organizuar në të gjithë vendin. Përsa i përket dukshmërisë në terren LSI është gjithë kohës. Monika Kryemadhi dhe kandidatët e LSI janë njerëz që kanë takuar më shumë duar se kush do. Kjo sepse emrat e kandidatëve tanë janë miratuar 3 muajt e fundit.’