Vokshi akuza PS: Paratë e sterilizimit po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin

Po mbahet sot mbledhja në komisionin hetimor për PPP në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.

“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?