Vokshi: Dakort për një debat me pedagogët, Komisioni do kërkojë llogari për përdhunimin e minorenes

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Medias, ka dalë në mbështetje të kërkesës së pedagogëve të Universitetit të Tiranës që të hapë një debat në komision në lidhje me arsimin e lartë.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Vokshi shkruan se kërkesa e pedagoge është e drejtë dhe legjitime. Sipas saj komisioni do të diskutojë nesër kërkesën e bërë nga pedagogët.

Por teksa i përgjigjet një qytetari të shqetësuar nga ngjarja e Kavajës, ku një minorene është përdhunuar në grup nga disa adoleshentë, Vokshi shprehet se edhe për këtë çështje do të këtë seancë të posaçme, pasi sipas saj, ngjarja është shumë e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk kam fjalë. Do e kërkojmë nesër në Komision”- i premton deputetja Vokshi qytetarit të shqetësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja postimi i Vokshit:

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Median e mirëpres dhe e mbështes plotësisht kërkesën e asamblesë së pedagogëve të Universitetit të Tiranës për të çelur një debat në Komision për ligjin e arsimit të lartë.

Në përgjigje të kësaj kërkese Komisioni për Edukimin dhe Median do të mblidhet nesër në orën 10.00 për të diskutuar mbi këtë kërkesë, dhe caktuar orën e ditën e zhvillimit të mbledhjes me pedagogët.

#MePedagogët

#MeStudentët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?