Vokshi debaton me ministren Nikolla për nismën ”3 lëndë në 6 orë”

Komisioni i Medias është pushtuar nga debatet sot ndërmjet Albana Vokshit dhe Lindita Nikollës, pasi kryetarja e Komisionit të Medias kishte thirrur Ministren e Arsimit për ta pyetur mbi nismën e ndërmarrë së fundmi nga qeveria, 3 lëndë në 6 orë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar Nikollës t’i shpjegojë se cili ishte ai grup pune që kishte punuar për këtë nismë, me cilët ekspertë ishte konsultuar ministria, me cilët psikologë?

Nikolla iu përgjigj: “Nëse do t’i përmbahemi kërkesës suaj, në atë shkresë që i keni dërguar ministrisë nuk e keni ngritur këtë pyetje. Kjo nismë ka marrë vëmendjen e gjithë grupeve të interesit…Një nga arsyet është ngarkesa mësimore dhe pesha e madhe e çantave në shpinat e fëmijëve, që ka çuar në sëmundje.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi: “Ju thoni se nisma ka nisur në tetor, por rezulton se grupi i punës është ngritur në dhjetor. Si e vendosët këtë?! Kjo është nismë e prindërve apo e Kryeministrit?!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Vokshi: Ka ardhur nga portali, i ka shkuar kryeministrit, është nismë që e keni sjellë juve… na i sqaro. Nga ky informacion që na ka ardhur pesha e çantës është e fundit, pra nuk është pesha arsyeja e vërtetë. Pra kush e ka iniciuar, pse nuk ka një studim, kush janë modelet? Kush ka punuar, kush është grupi i punës, ku janë psikologët? E kemi me qetësi, është për fëmijët tanë nuk është për propagandë.

Nikolla: Në asnjë prej pyetjeve qe keni çuar në ministrisë e Arsimit nuk tregohet sesi ka ardhur kjo. Nuk është thelbi ky. Është një nismë që ka marrë vëmendjen e grupeve të interesit. Ndihuni mirë sepse është një nismë që ndihmon në atë që është thelbi. Ndjehuni mirë sepse është një betejë e fituar në emër të cilësisë në çdo shkollë.

Boçi: Po mua më dhemb koka ministrie, si të ndihemi mirë?!

Nikolla: Është një problematikë shteruese, e nisa të sqaroj që në të gjithë debatin me prindërit ka ardhur si një çështje e mbartur dhe kërkon zgjidhje. Mbingarkesa lëndore dhe pesha e madhe e çantave që ka çuar në sëmundje tek nxënës të cakatuar. Më pas është një grup mësuesish, prindërish por edhe disa nxënës janë mbledhur si ata vetë e kanë publikuar në atë takim që keni parë dhe kanë dërguar në portalin e bashkëqeverisjes një propozim konkret për këtë nismë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?