Vokshi denoncon: 760 mln lekë u shpenzuan për shkollën ”18 Tetori” në Kuçovë, fëmijët mes të ftohtit e lagështisë

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar abuzimin me investimin në një shkollët të Kuçovës emërtuar ”18 Tetori”.

Sipas Vokshit, për këtë shkollë janë shpenzuar 760 mln lekë, madje është inaguruar,  por sipas saj ishte vetëm propagandë me fasada e ngjyra.

Në këtë janar të ftohtë, Vokshi thotë se fëmijët janë mes të ftohtit e lagështisë, pa sistem ngrohje, në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza kurse ankesat përfundojnë në vesh të shurdhër.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI
Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!
760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.

Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.
1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.
2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.
3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.
Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.

Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!

760 mln lekë u shpenzuan…

Pubblicato da Albana Vokshi su Mercoledì 27 gennaio 2021

SHKARKO APP