Vokshi: Drafti i ri i Kodit Penal, manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se është kundër draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm.
”Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të pushimeve. Askush nuk po merr autorësinë e këtij dokumenti, i cili prek drejtpërdrejt çdo qytetar shqiptar dhe përbën një ndër aktet më të rëndësishme ligjore për sistemin e drejtësisë”,-tha në ”Syri.net”.
Për të kryeministri Edi Rama ka dalë në publik vetëm pas valës së kritikave nga shoqatat e mediave dhe organizatat e të drejtave të njeriut, por nuk ka pranuar se drafti është produkt i qeverisë së tij. ”Nuk guxojnë të marrin përsipër autorësinë e këtij kodi. Është një tentativë për të testuar durimin dhe reagimin e qytetarëve”.
Deputetja theksoi se drafti përmban masa kufizuese që cenojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e qytetarëve, ndërsa nuk parashikon masa të ngjashme për zyrtarët apo drejtuesit e institucioneve shtetërore. ”Është një draft i orientuar kundër qytetarëve, jo kundër abuzuesve me pushtetin”.
KOHA JONË SONDAZH

