Vokshi: Ja çfarë fshihet pas fjalëve të Rexhep Rrajës drejtuar Bashës

Deputetja Albana Vokshi, zbuloi në Syri.net, se çfarë fshihet pas fjalëve të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili pasi doli nga gjykata tha: Do ta shohë Lulzim Basha në zgjedhje.

Sipas saj Rexhepi nuk ka asnjë punë me zgjedhjet, por ai tregoi padashje atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme, që është blerja dhe manipulimi i votës së lirë.

“Fjalia e djalit të deputetit na zbuloi të gjithë skenarin. “Do ta shohë Lulzim Basha në zgjedhje”! Çfarë e lidh djalin e deputetit me zgjedhjet e shkuara dhe me ato të ardhme. Pse nuk tha ai se është i pafajshëm. Por ai u mor me zgjedhjet duke na zbuluar skenarin që ndodhi me zgjedhjet e shkuara dhe ato të ardhme. Çdo person, çdo deputet çdo politika, të gjithë ata që janë të lidhu me krimin, të hiqen nëpërmjet vettingun në politikë”, deklaroi Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?